FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fluks në Morinë, mbi 10 mijë hyrje prej orëve të para të mëngjesit

Fundjava ka sjellë një rritje të ndjeshme të lëvizjeve në pikat kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë, ndërsa mijëra qytetarë të Kosovës i janë drejtuar bregdetit shqiptar për të kaluar ditët e pushimit.

Sipas të dhënave të Policisë Kufitare dhe Migracionit në Kukës, gjatë orëve të fundit prej mëngjesit të kësaj të shtune e deri më tani kanë hyrë në territorin shqiptar 10,874 shtetas të Kosovës, të cilët kanë udhëtuar me 3,712 automjete.

Ky fluks është regjistruar në pikën kufitare të Morinës, porta kryesore hyrëse për pushuesit nga Kosova që zgjedhin plazhet e Durrësit, Shëngjinit, Velipojës, Vlorës dhe jugut të vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?