FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fluks në pikën kufitare të Morinës, po zbatohet procedura e kalimit pa kontroll në doganë

Edhe këtë vit bregdeti shqiptar mbetet i preferuari i qytetarëve nga Kosova. Kjo e diel ka sjellë fluks udhëtarësh në pikën kufitare të Morinës.

Qytetarë të shumtë kanë kaluar doganën për në territorin tonë ndërsa nuk janë shënuar radhë pritjeje të gjata. Udhëtarët thonë se do të qëndrojnë në Shqipëri për disa ditë.

Që në fillim të muajit qershor, në këtë pikë kufitare po zbatohet procedura e kalimit pa kontroll në kufi për të shmangur radhët bazuar në marrëveshjen e vitit të kaluar mes dy qeverive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetëm këtë fundjavë kanë kaluar kufirin në drejtim të Shqipërisë 9200 persona nga Kosova.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?