Fluks në portin e Vlorës, regjistrohet dita me më shumë udhëtarë

Kjo e shtunë ka shënuar ditën me më shumë pasagjerë dhe automjete të mbërritura për këtë sezon veror në portin detar të Vlorës.

Në orët e para të ditës kanë mbërritur 1 019 pasagjerë dhe 48 anëtarë ekuipazhi, bashkë me 267 automjete, 2 kampera, 2 minibusë, 1 autobus dhe 4 motoçikleta, shkruan A2.

Në pasdite pritet të mbërrijë edhe trageti i dytë me të njëjtin nivel fluksi, duke e bërë këtë ditë kulmin e sezonit turistik në port.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?