Fluks në Qafë Botë, rreth 10 mijë udhëtarë kalojnë kufirin në 24 orë
Fluksi i lartë i udhëtarëve ka shkaktuar radhë të gjata mjetesh në pikën kufitare të Qafë Botës.
Ngarkesa është regjistruar në të dyja drejtimet, ndërsa pritjet janë krijuar për shkak të kohës së nevojshme për kryerjen e kontrolleve kufitare. Gjatë 24 orëve të fundit, në këtë pikë kalimi kanë hyrë dhe kanë dalë rreth 10 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj.
Sipas të dhënave nga autoritetet kufitare, fluksi më i madh është regjistruar në drejtim të Shqipërisë. Pala shqiptare ka në funksion katër sportele, ndërsa pala greke operon me dy.
Rritja e lëvizjeve lidhet kryesisht me sezonin turistik, ku shumë pushues po udhëtojnë drejt Greqisë, ndërsa një pjesë tjetër po rikthehet në Shqipëri.
Autoritetet kufitare vijojnë punën për menaxhimin e fluksit dhe për përshpejtimin e procedurave, me synim uljen e radhëve dhe kohës së pritjes për qytetarët.
KOHA JONË SONDAZH

