Fluks në Rinas, 12% më shumë se qershori i kaluar

Në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, fluksi i pasagjerëve gjatë qershorit të këtij viti ka një rritje prej 12% krahasuar me vitin e kaluar.

Referuar të dhënave zyrtare të ardhura në Autoritetin e Aviacionit Civil nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, shifrat tregojnë një numër prej 308,879 pasagjerësh të cilët kanë udhëtuar gjatë muajit qershor për/nga TIA. Sipas AAC, ajo që bie në sy është rritja e numrit të pasagjerëve për kompaninë Air Albania.

Rritja e numrit të turistëve dhe vizitorëve në vendin tonë por edhe e lëvizjeve të qytetarëve, ka diktuar një dinamikë të re zhvillimi në sektorin e transportit ajror. Me hyrjen në treg të linjës së re “Air Albania” si dhe ndërtimin e aeroporteve të rinj në qytete të tjera të vendit, pritet një zhvillim edhe më i vrullshëm i këtij sektori në vendin tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?