Fluks udhëtarësh në Portin e Vlorës, rreth 23 mijë pasagjerë nga korriku deri më sot

Porti i Vlorës në fundjavën e dytë të gushtit ka shënuar një fluks të shtuar të udhëtarëve që vijnë me tragete nga Italia.

Drejtori i Portit të Vlorës, Ilir Banushi deklaroi për Agjencinë Telegarfike Shqiptare se “ditën e sotme në Portin e Vlorës ka pasur një fluks të lartë të udhëtarëve dhe automjeteve që mbërritën me tragetin “European Star”, nga Italia.

Sot mbërritën 1019 pasagjerë dhe 267 automjeteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa në mbrëmje pritet të vijë edhe një tjetër traget me pasagjerë nga Italia”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Për muajin korrik kanë mbërritur rreth 14 000 pasagjerë dhe rreth 2500 mjete të vogla. Deri ditën e djeshme për gushtin kanë hyrë rreth 8000 mijë pasagjerë dhe 1700 mjete të vogla”, tha Banushi.

Sipas tij, gjatë gjithë sezonit veror në port janë marrë të gjitha masat për t’i shërbyer sa më mirë fluksit të pasagjerëve sidomos gjatë sezonit turistik.

Ky numër i lartë udhëtarësh vjen në kulmin e sezonit veror, duke shtuar ndjeshëm lëvizjen në qytet dhe sjellë edhe rritje të aktivitetit ekonomik në zonën bregdetare të Vlorës.

Bregdeti i bukur i Vlorës, infrastruktura e përmirësuar dukshëm dhe hapësira atraktive të tilla si Lungomare me lokalet e shumta, apo bulevardi Vlorë-Skelë, përbëjnë disa nga faktorët dhe pikat e forta për treguesit e lartë të turistëve të huaj nga vende të ndryshme të botës në qytetin e Vlorës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?