Fluturimi i parë Tiranë-Toronto, Rama jep lajmin: Së shpejti edhe linja me SHBA-në
Në Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza u zhvillua ceremonia inauguruese e fluturimit të parë direkt Tiranë-Toronto, duke shënuar për herë të parë një lidhje ajrore të drejtpërdrejtë mes Shqipërisë dhe Kanadasë.
Kryeministri Edi Rama ftoi qytetarët kanadezë të vizitojnë Shqipërinë, ndërsa shprehu bindjen se linja e re do të ketë sukses të madh.
”Unë i them përfaqësuesit të kompanive ajrore, mos ngurroni të vini në Shqipëri. Shqiptarët janë të parët në dy gjëra: në mesazhe celulare dhe fluturime me avion. Kjo linjë do të jetë shumë e suksesshme. Objektivi ynë strategjik është që së shpejti të kemi edhe linjën tjetër direkte, atë me SHBA-të”, deklaroi kryeministri.
KOHA JONË SONDAZH

