FMN: BE në prag të kolapsit, monedha euro të braktiset
E ardhmja e monedhës euro dhe e gjithë projektit të BE-së, duket se është e paqëndrueshme, sipas një shqyrtimi nga ana e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të ekonomistëve të njohur.
Lajmin e ka bërë të njohur gazeta britanike, “Daily Express”, ku në një shkrim ka shkruar se shefat e FMN paralajmërojnë se vendimi i Mbretërisë së Bashkuar për të lënë në BE-në, do të pengojë seriozisht perspektivat e rritjes në rajon. Para votimit të Brexit, FMN-ja ka tërhequr vërejtjen e kaosit ekonomik dhe ka bërë thirrje për një “tranzicion të qetë” për post BE në Britani.
Sipas gazetës, organizata ndërkombëtare është shprehur se: “Eurozona është në një udhëkryq kritik. Gjithnjë e më e paqëndrueshme. Nëse problemet kolektive zgjidhen, eurozona ka të ngjarë të vuajnë periudhave të shkurtra të përsëritura të paqëndrueshmërisë politike dhe ekonomike çon në kriza e besimit dhe pengesat ekonomike”.
Në deklaratën e cilësuar si të mallkuar, ajo tha se kriza e emigrantëve mund edhe të shënonte fundin e lëvizjes së lirë dhe paralajmëroi se vendet e tjera të bllokut mund të duan referendume. Ekonomisti që ka fituar Nobel, ka thënë se Europa mund të duhet të “braktisë euron”. Ekonomisti, Profesor Christopher Pissarides, ka thënë se pasiguria do të reduktojë investimet dhe do të godasë krijimin e vendeve të punës.
Paralajmërimet e tij janë:
* Banka franceze Societe Generale ka paralajmëruar se; Italia dhe Franca mund të lënë monedhën e përbashkët e BE-së
* Agjencia e vlerësimit Moody tha se e ardhmja e të gjithë BE-së ka qenë në rrezik
* Bankat në Europë janë në një presion në rritje
* Grupi më i madh në botë parashikoi se rënia do të çojë në një bum turistik në Mbretërinë e Bashkuar.
Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

