FNSH dhe oficerët e SPAK zbarkojnë në Sarandë, kontrolle në zyrat e Prokurorisë dhe banesa

Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i prokurorit të Sarandës, Sali Hasa.

“BalkanWeb” mëson se Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt dhe oficerët e SPAK ndodhen aktualisht në Prokurorinë e Sarandës, ku po bëjnë kontrolle pas arrestimit të prokurorit.

Ky i fundit është vënë në pranga pas një hetimi nga SPAK, ku ka rezultuar se prokurori ishte i përfshirë në një rast korrupsioni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se SPAK dhe FNSH po ushtrojnë kontrolle në zyrat e Prokurorisë së Sarandës, si dhe në banesa.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?