Fondet e partive, lekët e PD-së do ti marrë Basha. Grupi Berisha-Bardhi zero lekë nga KQZ-ja

Edhe pse bashkimi Berisha-Bardhi ka forcuar grupin më të madh demokrat, ata do të përballet me sfidë financiare. Rithemelimi ka çelësat e selisë, por paratë do vijojë t’i marrë Lulzim Basha, pasi juridikisht ai njihet si drejtues i Partisë Demokratike, në llogarinë bankare e së cilit do kalojnë 106 milionë lekë.

KQZ-ja është gati të shpërndajë fondin financiar që buxheti i shtetit i ndan partive politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 2021. Fondet vjetore përcaktohen në bazë të numrit të deputetëve dhe votave që ka marrë secila forcë politike në betejën e fundit parlamentare.

Shuma në total që përfitojnë partitë politike nga nga buxheti i shtetit kap shifrën e 345 milion lekeve dhe pjesën e ‘luanit’ do e marrë Partia Socialiste, e cila arriti të siguronte mbështetjen e nevojshme për të qeverisur e vetme. 74 mandatet e fituara përkthehen në 151 milion lekë për selinë rozë.

Partia e Lirisë në zgjedhjet e fundit parlamentare zbriti në nivelin e vitit 2009, duke siguruar vetëm 4 mandate, që përkthehet në më pak para për arkën e partisë, rreth 15 milion lekë, ndërkohë tre mandatet e PSD, do të thotë 12 milion lekë në arkën e partisë.

SHKARKO APP