Forca djema të ekipit kombëtar! Sonte duam fitore !

 

Djema të Kombëtares!

Na dhuroni një fitore sonte! Po ju presim me shpirt e zemër në dorë;Duam fitore!

"Elbasan Arena" 12 mijë qeleshe për tifozët në stadium

Në prag të ndeshjes së skuadrës sonë kombëtare me Armeninë zbulohen detaje interesante të dekorit dhe koreografisë që do të shoqërojë kuqezinjtë në stadiumin “Elbasan Arena”.

Flamujt kombëtarë e ngjyrat kuq e zi nuk do të dominojnë të vetme në stadium. Ajo çfarë do të tërheqë vëmendjen janë plot 12000 qeleshe që do tu shpërndahen tifozëve në shkallët e stadiumit.

Qeleshet, ose siç njihen me emrin tradicional Plisat, janë një simbol i njohur kombëtar që pritet të sjellin emocione të veçanta për tifozët dhe kombëtaren tonë.  

Furia kuqezi zbret në Elbasan, ja atmosfera

Pak orë para sfidës me Armeninë qyteti i Elbasanit është pushtuar nga tifozë të mbërritur nga mbarë trojet shqiptare.  Flamuj kuqezinj, qeleshe, muzikë , tregtarë ambulantë si dhe plot qytetarë që  kanë braktisur banesat dhe kanë mësyrë rrugët e lokalet.

Kjo është atmosfera këtë të dielë në qytetin e Elbasanit, teksa aktualisht sheshi, “Aqif Pashë Biçaku”, është i tejmbushur me njerëz.

Atmosfera e ditës sotme në këtë qytet të kujton Ditën e Verës, ndërsa pak nga pak tifozët kanë nisur të drejtohen drejt stadiumit “Elbasan Arena” ku gladiatorët kuqezinj do masin forcat përballë armenëve.

Ndërkohë në Elbasan vijojnë të vijnë me makina private dhejtëra tifozë nga rrethe te ndryshme të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Greqisë e Malit të Zi. Ndonsë kapaciateti i stadiumit të Elbasanit është vetem 12 mijë vende mijëra tifozë do ta shohin ndeshjen në monitor të vendosur jashtë stadiumit.Blute e Elbasanit kanë bllokuar për mjetet disa akse rrugore, ndërsa për mbarëvajtjen e prag ndeshjes dhe fund ndeshjes janë angazhuar 320 forca policie.

 

Xhaka: Jemi gati, duam fitore por kënaqemi dhe me barazimin

Kur kanë mbetur edhe vetëm pak orë nga fillimi i ndeshjes së shumëpritur Shqipëri-Armeni, futbollistët kuqezi duken mjaft të karikuar për të iu dhënë tifozëve dhe popullit shqiptar një tjetër ndeshje të bukur.

Është mesfushori kuqezi Taulant Xhaka i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, thekson se ekipi është përgatitur shumë për këtë ndeshje, ku synimi kryesor janë tri pikët por edhe barazimi sipas tij do të ishte një rezultat i kënaqshëm.

“Jemi përgatitur shumë për këtë ndeshje, ku sigurisht do të kërkojmë fitoren për të rritur shanset tonë për në Europian. Por edhe një barazim nuk do të ishte rezultat i keq për ne, sepse sërish do të kishim shanse për t'u kualifikuar.” shkruan Xhaka .

“Forca Shqipëri! ”.Urimi i Granit Xhakës dhe Robin Krasniqit. Dhe i gjithë shqiptarëve

“Forca Shqipëri” urimi për fitoren sot në përballjen me Armeninë e ka përcjellë edhe Granit Xhaka, futbollisti shqiptar nga Kosova që aktivizohet me Zvicrën.Një urim që bëhet i dyfishtë pasi në fushën e blertë të Elbasan Arenës luan vëllai i tij Taulant Xhaka.

Së bashku me Robin Krasniqin një boksier i njohur shqiptar nga Kosova që jeton në Gjermani mbështesin sot kombëtaren kuq e zi.

Urimi me zemër e shpirt i gjithë shqiptarëve është sot : Fitore Shqiperisë!

 

Euro 2016, në “Elbasan Arena” sot përballja Shqipëri- Armeni

Përfaqësuesja shqiptare do të përballet në sonte orën 18:00 ndaj Armenisë në një sfidë ndoshta jo përcaktuese por pa diskutim mjaft e rëndësishme.

Tekniku tashmë italo-shqiptar i kuqezinjve Gianni de Biasi nuk e ka zgjidhur ende dilemën e madhe, se kush do ta mbulojë qëndrën e mbrojtjes.

Mërgim Mavraj me probleme fizike do të testohet deri në momentet e fundit nëse do të arrij në kohë rekord të rekuperohet, në të kundërt me shumë gjasa Curri do të rreshtohet në vendin e tij.

De Biasi do të aplikojë skemën 4-2-3-1 ku në portë si gjithnjë do të jetë Berisha në mbrojtje Hysaj nga e djathta Cana, me njërin mes Mavrajt dhe Currit në qëndër dhe Agolli nga e majta, para mbrojtjes do të vendoset me shumë gjasa dyshja Kukesli Abrashi ndërsa Roshi, Memushaj dhe Taulant Xhaka do të lëvizin pas krahëve të Cikalleshit.

Një modul lojë në dukje më difensiv por që mund të shndërrohet në tejet ofensiv kur skuadra sulmon

Në krahun tjetër trajenri i Armenisë do të zbresë në fushë me lojtarët më të mirë që ka në dispozicion për të synuar pikët maksimale në ‘Elbasan Arena’.

Në portë do të jetë kapiteni Berezovski, mbrojtja do të jetë e mbipopulluar me 5 lojtarë, Hovanisjan nga e djathta, Harojan, Arzumjan dhe Voskanjan në qëndër, dhe Harapetjan nga e majta, në mesfushë do të vendosen, Mkhitaryan, Pixeli, Jedigarjan dhe Gazarian, në sulm i vetëm do të jetë lojtari i Spartakut të Moskës Yuri Movsisian.

Sigurisht arma kryesore e teknikut zviceran është ylli i Borusias së Dortmundit Henrik Mkitarian, një lojtar që mund të bëjë diferencën kundër çdo skuadre.

Megjithatë në orën 18:00, çdo fjalë, çdo koment dhe çdo parashikim do ti lëshojë vendin futbollistëve, më shpresën që përfaqësuesja kuqezi të vazhdojë të kultivojë ëndrrën e çdo shqiptari, pjesëmarrjen në Europianin e Francës

SHKARKO APP