“Forca e Ligjit”, në një vit u kapën 13 banda
Nëntori përkon me 1 vjetorin e nisjes së operacionit kombëtar ”Forca e Ligjit”. Task Forcat e ngritura skeduan 41 grupe kriminale që operonin në vend. 1 vit pas nisjes së operacionit, nga përllogaritjet e të dhënave që vet policia deklaron, rezulton se deri më tani janë goditur 13 grupe ose e thënë ndryshe as gjysma e numrit total të bandave të evidentuara.
Bajrit në Shkodër, ndërhyrja në Nikël të Fushë Krujës apo së fundmi grupi i Avdulajve në Shijak janë disa prej eksponentëve me peshë të botës së krimit që u goditën. ”Forca e Ligjit” nuk ka goditur ende në zona të tjera të vendit, si Vlora , Durrësi apo Tirana ku muajt e fundit nuk kanë munguar ngjarjet e rënda me disa të vrarë.
Vetëm gjatë kësaj periudhe nga forca e ligjit janë sekuestruar rreth 16 milion euro asete që dyshohet se rrjedhin nga të ardhurat e aktiviteteve kriminale. Rreth 130 persona anëtarë të këtyre banave kanë përfunduar në pranga ndërsa 20 referime penale janë për grup të strukturuar kriminal.

KOHA JONË SONDAZH

