Forca Tokësore nderon major Klodian Tanushin
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ditën e sotme me anë të një statusi në rrjetet sociale ka shpërndarë një video teksa njofton se Forcat Tokësore e Shqipërisë nderon komandantin e rënë në krye të detyrës në Letoni, major Klodian Tanushi.
“Forca Tokësore nderon komandantin e kontingjentit shqiptar në NATO enhanced Forward Presence Battle Group Latvia, major Klodian Tanushi, i cili ra në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s”,-shkruan minstrja Xhaçka.
Kur e përcollën disa muaj më parë në Letoni, familjarët e Klodian Tanushit nuk e kishin menduar kurrë, se ajo do të ishte hera e fundit që po e takonin. Të veshur me të zeza, mes lotëve dhe dhimbjeve, ata dolën për të pritur në aeroport trupin e tij të pajetë, në një arkivol të mbuluar me flamurin kombëtar, në një ceremoni të denjë për një “Dëshmor të Kombit”.
KOHA JONË SONDAZH

