Forcat britanike marrin “kontrollin” e aeroportit shqiptar (FOTO)
Forca të shumta ushtarake britanike dhe ato të Shqipërisë u dislokuan këto ditë në pika të ndryshme të vendit. Ushtarët britanikë dhe ata shqiptarë kanë qenë në një nga aeroportet e vendit për të zhvilluar stërvitje të përbashkëta në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe rreziqeve të tjera që paraqiten.
Drejtori i Ushtrimit dhe Zyrtari Komandues i Grupit 8 të Forcave të Mbrojtjes, komandanti i krahut Phil Hateley tha: “Mbretëria e Bashkuar është e angazhuar në NATO, dhe pavarësisht nga fakti që jemi jashtë Bashkimit Evropian, ne jemi ende të angazhuar për sigurinë europiane, dhe vendosja e trupave tona në Shqipëri është një demonstrim i qartë i kësaj”, tha Hateley.
E sa i takon ardhjes në Shqipëri, ai shprehet se këtu kanë gjetur lirinë për të kryer stërvitjen ushtarake. ”Ardhja në Shqipëri na ka dhënë shumë mundësi që ne kurrë nuk mund t’i realizojmë në Mbretërinë e Bashkuar. Liria për të qenë në gjendje të shkojmë dhe të kryejmë stërvitje ushtarake midis fshatrave, është shenjë dalluese”.


