Forcat e Armatosura, përzgjidhen qitësit më të mirë

”Forcat e Armatosura të Shqipërisë përzgjodhën qitësit më të mirë në kampionatin e zhvilluar për herë të parë me pushkët dhe pistoletat sportive”, tha sot ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka. Ministrja shtoi se ndihet e kënaqur nga vajzat dhe djemtë e gjithë strukturave të Forcave të Armatosura, të cilat arritën rezultate mbresëlënëse edhe pse me armë të reja për ta. ”Urime fituesve dhe tashmë me armët e reja, suksese në garat ndërkombëtare”.

Pushkë/Ekipi i vajzave: Forca Tokësore. Policia Ushtarake. ASNI+Forca Ajrore. Pushkë/Ekipi i djemve: Shtabi i Përgjithshëm. Forca Tokësore. Policia Ushtarake
Pushkë/Vajza: Tetar Klodiana Panxhi SHP.Tetar Emiranda Hajdini FT. Ushtar i III Jonilda Alidini.
Pushkë/Djem:Nënkolonel Lavdim Çota KM. Tetar Frenci Balla PU. Rreshter Alfred Gjyla.
Pistoletë/Ekipi i vajzave: Forca Detare. Forca Tokësore. Komanda Mbështetëse.
Pistoletë/Ekipi i djemve: Forca Tokësore. Shtabi i Përgjithshëm. Policia Ushtarake.
Pistoletë/Vajza: Nëntoger Imelda Murrja FD. Ushtar i III Jonilda Alidini FT. Ushtar i IV Xhoana Torollari.
Pistoletë/Djem: Rreshter Sajmir Çekrezi PU. Rreshter Alfred Gjyla FT. Kapter Dorian Mema FT.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?