Forcat xheniere nxjerrin predhën e Luftës së Dytë Botërore
Ditën e sotme pritet të mberrijnë në Vlorë forcat xheniere për të kryer ekspertizën e predhës që u gjet një ditë më parë në fshatin Panaja dhe më pas do ta largojnë prej aty.
Predha i përket luftës së Dytë Botërore dhe në këtë zonë kanë qenë kazermat e ushtrisë italiane. Kjo do të thotë se aty mund të ketë në tokë edhe armatime të tjera.
Predha u gjet gjatë punimeve, për vendosjen e linjës së re të elektrikut në fshat. Nga informacionet e policisë mësohet se predha, nuk duhet të ketë kontakt me nxehtësinë në rast të kundërt nuk përbën rrezikshmëri.
KOHA JONË SONDAZH

