Forcimi i bashkëpunimit policor mbledh në Tiranë krerët e Policive së Europës Juglindore

Ky takim,  i cili vjen në kuadër të Konventës së Bashkëpunimit policor të vendeve të Europës Juglindore, organizëm që funksionon prej vitesh tashmë çeli punimet në orën 14:00. Qëllimi i kësaj konvente konsiton në forcimin e bashkpunimit operacional midis policive të vendeve të rajonit.

Shqipëria është zgjedhur për ta zhvilluar këtë konventë, pasi nesër do zhvillohet konferenca e Drejtorëve të Përgjithshëm të Policive të këtyre vendeve SEPCA, ku presidencën e kësaj shoqate e ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Shqiptare, Haki Çako.

Takimin e hapi Drejtori i Pergjithshem i Policise Kriminale dhe Krimeve të Rënda te Hungarisë, Tibor Takacs, pasi Hungaria ka kryesimin e radhes të kësaj konvente (PÇSEE). Më pas ka përshëndetur konferencën zv. ministri i Punve te Brendshme, Ilir Mustafaraj. Ai në fjalën e tij u shpreh se Shqipëria është e angazhuar katërcipërisht në ruajtjen e rendit dhe sigurisë për qytetarët e saj dhe këtë është e gatshme ta realizojë edhe në bashkëpunim me policitë fqinje dhe më gjerë, pasi krimi i organizuar dhe jo vetëm, nuk njohin kufij.

 “Ky takim është mjaft i rëndësishëm. Shqipëria i ka shpallur luftë krimit të organizuar dhe trafikimeve të ndryshme, çka kërkon dhe bashkëpunimin rajonal lidhur me këtë. Prandaj, kjo konferencë, por dhe takime të tjera të cilat forcojnë këtë bashkëpunim, janë gjithnjë të mirëpritura”, tha Mustafaraj.

Vendet dhe organizatat pjesmarëse jane Bosnje Hercegovina, Bullgaria, Rumania, Hungaria, Maqedonia, Serbia, Sllovenia, ICITAP, Europol, përfaqësues të organizatës për drejtësin Eurojust, DCAF për kontrollin demokratik të forcave të armatosura dhe Cepol, Kolegji Europian i Policisë.

SHKARKO APP