Forcohen masat në porte

Pas konfirmimit të dy rasteve të para të prekur nga koronavirusi, qeveria ka vendosur pezullimin e lundrimit e transportit detar për pasagjerët drejt veriut të Italisë. Prej së hënës, u ndalua lëvizja e trageteve dhe mjeteve të tjera për pasagjerë në Linjën Durrës-Ankona- Durrës dhe Durrës-Trieste-Durrës.

“Bllokimi i linjave të veriut, Durrës-Ankona-Durrës, dheDurrës-Truiste-Durrës. Këto zona janë futur në karantinë, janë zona të kuqe dhe nuk lejohet hyrja dhe dalja e asnjë njeriu dhe mjeti, vetëm për raste të jashtëzakonshme”. Drejtori i kapitenerisë së përgjithshme, Paulin Ndreu, thotë se në linjat e tjera do të lejohen të lundrojnë deri në një vendim të tyre.

“Linja Durrës-Bari, linja e Brindizit dhe Vlorës si dhe linjat e Korfuzit me Sarandën do të funksionojnë”. Forcimi i masave parandaluese kundër përhapjes së koronavirusit do të prekë edhe anijet e transportit të mallrave. Edhe pse nuk ishte mes linjave të ndaluara, pasagjerët nga Vlora drejt Brindizit nuk udhëtuan të hënën. Agjensitë e udhëtimit njoftuan pasagjerët se trageti nuk do të niset dhe ata do të kompensohen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?