Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 09:19 Ishte pranë Shqipërisë, Dalipi zgjedh të luajë me Kosovën Një tjetër talent i futbollit shqiptar ka vendosur të përfaqësojë Kosovën. Bëhet fjalë për Lutfi Dalipin, i cili tashmë ka zgjedhur zyrtarisht fanellën dardane,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Fordos: 10 qytete përrallash që mund të vizitoni në Shqipëri (FOTO)

Aktualitet E diel, 5 Korrik 2020 12:06
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pusho shqip. “Nëse jeni duke kërkuar për foto mahnitëse dhe një ambient të shkëlqyeshëm, shikoni qytetet dhe fshatrat me pamje magjike të Shqipërisë”. Kështu e fillon shkrimin faqja e njohur turistike “Fodors.com”, duke renditur disa nga qytetet dhe zonat më të bukura të Shqipërisë që sipas saj ia vlen të vizitohen nga turistët e huaj. Riviera kufizohet me male të pjerrëta që zbresin në një vijë të thyer bregdetare, terren mbizotërues malor që ka përcaktuar shfaqjen e qyteteve dhe fshatrave të panumërta me pamje magjike, të rrënjosura në shpatet e maleve ose kodrave me pamje mbresëlënëse. Ja disa nga qytetet dhe fshatrat më piktoreskë në Shqipëri.

Berati: Qyteti i një mbi një dritareve

Duke qëndruar në një mjedis të thyer malor, Berati ka fituar titullin “Qyteti i një mbi një dritareve” për numrin e madh të dritareve në kodrën e pjerrët përreth qytetit të vjetër. Në vitin 2008, qyteti është renditur si vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s për shtëpitë e stilit osman dhe atmosferën e përrallave. Tre lagjet e vjetra në Berat, Kalaja, Mangaleni dhe Gorica shfaqin banesa tradicionale me mure të bardha, çati me pllaka dhe rrugë me kalldrëm, që krijojnë një imazh ikonik të qytetit të njohur për pamjen e tij magjike. Berati ende ka shembuj të jashtëzakonshëm të arkitekturës së vjetër që shkojnë nga lagjet historike rrëzë malit deri në kështjellën në kodër.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Qyteti i Krujës: Kryeqyteti mesjetar i Skënderbeut

Kruja, një qytet shumë i vogël jo larg Tiranës, është vendlindja e heroit kombëtar Skënderbeu, mbi 500 vite më parë. Stendat e pazarit të vjetër janë të mbushura me vepra antike dhe artizanale, tradicionale të punuara me dorë, që drejtojnë rrugën e cila të çon deri në portat e kalasë. Në pjesën e vjetër të qytetit, shtëpitë qëndrojnë rrëzë një mali ku mbizotërojnë rrënojat e një kështjelle antike me pamje nga lugina. Merlika është një nga shtëpitë e vjetra në Krujë dhe ka ruajtur stilin e mrekullueshëm osman. Këtu mund të qëndroni në apartamente luksoze, të hani darkë duke parë zjarrin që digjet në një sobë mesjetare ose të admironi një muzg të paharrueshëm në tarracën e jashtme.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gjirokastra: Qyteti i gurtë

Gjirokastra u shpall qytet muze në vitet ’60 dhe fitoi titullin “Qyteti i Gurtë” për qindra ndërtesa të ndërtuara me gurë në qytetin e vjetër. Ky qytet renditet gjithashtu si një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Përveç një pazari shumë aktiv në stilin osman në qendër të qytetit, ndodhen shtëpi me dy kate, me çati të bardha një atmosferë të mrekullueshme. Dikush mund të endet në rrugët e pjerrëta të shtruara me gurë gëlqerorë me orë të tëra dhe të vizitojë disa shtëpi tradicionale.

Mund t'ju interesojë

13 drejtues mjetesh të arrestuar në Vlorë, Policia vendos afro dy mijë gjoba për një javë

13 drejtues mjetesh të arrestuar në Vlorë, Policia vendos afro dy mijë gjoba për një javë

Para 1 minute
Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.4 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.4 lekë

Para 2 minutash
Kaos global nga ndërprerja e Microsoft, miliona përdorues mbeten pa akses në shërbime

Kaos global nga ndërprerja e Microsoft, miliona përdorues mbeten pa akses në shërbime

Para 10 minutash

Thethi: Udhëtimi si në përralla nëpër Alpet Shqiptare

Thethi është një fshat malor në kullotat e larta të Alpeve Shqiptare në veri të vendit. Fshati është i rrethuar nga një mjedis romantik, kreshta malesh të dhëmbëzuara, ujëvara dhe burime malore të pacenuara. Udhëtimi për të arritur këtu është mjaft aventuresk. Për të plotësuar këtë mjedis përrallor, akomodimi dhe ushqimi janë në dispozicion vetëm në shtëpi të ndërtuara me gur vendas, të drejtuara zakonisht nga familje të tilla si “Shpella Guesthouse”.

Valbona: Pushim në Alpet Shqiptare

Fshati i vogël i Valbonës është i vendosur në një peizazh të mrekullueshëm rrëzë maleve, në një kullotë të gjerë të rrethuar nga maja malesh. Është një nga vendbanimet më të largëta në vend dhe mund të mbërrini aty përmes luginës së Valbonës. Pavarësisht vendndodhjes së izoluar, ajo ruan një romancë të pakrahasueshme dhe një atmosferë unike dhe paqësore. Valbona lidhet me Thethin përmes një shtegu malor spektakolar.

Korça: Qyteti i serenatave

I njohur si “Qyteti i Serenatave”, Korça ndodhet në pjesën juglindore të vendit, shumë afër liqenit të famshëm të Ohrit. Qendra e qytetit ka pësuar rinovim urban dhe tashmë është një vend i bukur për të shëtitur dhe admiruar trashëgiminë vendase, veçanërisht lagjen e vjetër me kafene tradicionale dhe restorante elegante. Gjithashtu, lagjet në qendër të qytetit kanë sheshe piktoreske, shtëpi të bardha dhe oborre komode.

Dhërmi: Fshati midis detit dhe maleve

Dhërmiu është i famshëm për plazhet dhe baret në bregdet. I mbizotëruar nga një manastir i vjetër magjik, fshati ka rrugë të ngushta gjarpërushe, të shtruara me kalldrëm dhe shtëpi të lara me të bardha, me oborre të vogla me hardhi. Dhërmiu është padyshim një nga fshatrat më të bukur shqiptarë, ku natyra dhe arkitektura lokale plotësojnë festivalet e plazheve dhe pushimet bregdetare.

Himarë: Fryma mesdhetare e qyteteve të vogla

Ndryshe nga riviera e qytetit, fshati kodrinor dhe kështjella nuk janë të mbushura me vizitorë. I ngritur mbi një shkëmb të pyllëzuar lart mbi bregdet, fshati i vjetër ka frymën mesdhetare të qyteteve të vogla të detit Jon, një kështjellë të rrënuar me pamje të mrekullueshme të detit dhe rrugicat tërheqëse të mbuluara nga lule rozë.

Vuno: Fshati tipik bregdetar

E vërteta është se është një fshat i lezetshëm, me rrugica të ngushta, pamje të detit dhe një vend intrigues për pikat më fotozhenike të rivierës. E ndërtuar në një shpat mali, ai ka një pamje unike me shtëpi të vogla majë kodrës.

Preza: Fshati në kala

Preza është një fshat i vogël në pjesën qendrore të Shqipërisë, shumë afër aeroportit të Tiranës. Aty ndodhet një kështjellë kodrinore me mure fortifikuese, një xhami antike dhe disa ndërtesa mesjetare. Aty ndodhet një restorant elegant me një tarracë me pamje panoramike.

Burimi i shkrimit Fodors.com

Etiketat e lidhura

albaniaBeratDhërmiFodorshimareValbonaVuno
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ishte pranë Shqipërisë, Dalipi zgjedh të luajë me Kosovën
Tani

Ishte pranë Shqipërisë, Dalipi zgjedh të luajë me Kosovën

13 drejtues mjetesh të arrestuar në Vlorë, Policia vendos afro dy mijë gjoba për një javë
Para 1 minute

13 drejtues mjetesh të arrestuar në Vlorë, Policia vendos afro dy mijë gjoba për një javë

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.4 lekë
Para 2 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.4 lekë

Kaos global nga ndërprerja e Microsoft, miliona përdorues mbeten pa akses në shërbime
Para 10 minutash

Kaos global nga ndërprerja e Microsoft, miliona përdorues mbeten pa akses në shërbime

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 9 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 14 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Itali-Francë: Pio Esposito shkruan historinë, trium me përmbysje i Axurrëve
Para 10 orësh

Itali-Francë: Pio Esposito shkruan historinë, trium me përmbysje i Axurrëve

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 18 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.