Formacioni zyrtar kundër Ukrainës/ Sylvinho rikuperon Asanin, rikthehet Daku dhe Muçi titullar
Kombëtarja shqiptare përballet me Ukrainën, në ndeshjen e fundit për fazën e grupeve në Ligën e Kombeve. Në ”Air Albania”, pritet një përballje e zjarrtë, pasi të dyja kombëtaret e kanë detyrim fitoren. Shqipëria fitoi në ndeshjen e parë ndaj Ukrainës me rezultatin 2-1 dhe synon një tjetër sukses, këtë herë në shtëpi dhe përpara tifozëve kuqezi. Te Kombëtarja shqiptare shpresojnë në një barazim te ndeshja tjetër Çeki-Gjeorgji, e cila do e dërgonte Shqipërinë në vendin e parë, në rast fitoreje ndaj Ukrainës.
FORMACIONET ZYRTARE:
SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Asani, Muçi, Daku.
UKRAINA: Trubin, Mykolenko, Matviyenko, Zabarnyi, Konoplia, Kaliuzhnyi, Sudakov, Zinchenko, Hutsuliak, Mudryk, Yaremchuk.