Formacioni i mundshëm në ndeshjen Shqipëri – Armeni

 

Giannni de Biasi pritet të luajë edhe sot kundër Armenisë me formacionin 4-5-1. Kjo është një skemë e pëlqyer prej tij, por edhe e detyruar pasi mungojnë Mavraj, (i dëmtuar) dhe Arlind Ajeti e Naser Aliji, për të cilët UEFA nuk ka dhënë akoma lejen për aktivizimin e tyre.

Në portë do të jetë Etrit Berisha. Në mbrojtje pritet të jëenë Canaj, Hysaj, Agolli e Curri. Mund të aktiviziohet që në minutat e para edhe Lila.

Lenjani e Xhaka do të jenë në krah të mesfushës. De Biasi në këto role ka gati edhe, Gashin, Shalën e Roshin. Kukeli, Memushaj e Abrashi janë në qendër.

Në sulm tekniku i kombëtares ka preferuar Sokol Cikalleshin. Të gatshëm janë Sadiku, Balaj e Salihi.

Nuk priten surpriza, por gjithësesi do të duhen edhe pak orë për të mësuar se kush do të zbresë në fushën e "Elbasan Arena".

SHKARKO APP