Formacioni shqiptar përballë Rumanisë
Përballja me Rumaninë është ndoshta ndeshja më e rëndësishme e karrierës së lojtarëve kuqezinj.
Kështu e cilësoi edhe portieri Berisha sfidën e nesërme që luhet në Lion. Prandaj lojtarët do përpiqen të japin më të mirën e tyre për t’iu afruar një kualifikimi të mundshëm si vendi i tretë më i mirë.
Në formacion dallohet mungesa e Kukelit, që s’do mund të luajë pas dy kartonave të verdhë të marrë në dy ndeshjet e para.
Por në fushë do të jetë Memushaj që bëri një performancë të shkëlqyer me Francën.
Tekniku De Biasi duket se përsëri kreun e sulmit ia ka besuar Sadikut.
KOHA JONË SONDAZH

