Forumi i Liqenit të Shkodrës raport për problematikat e zonës së mbrojtur
Në vend që të përmirësonte situatën në zonat e mbrojtura, ndarja e kompentencave mes Ministrisë së Mjedisit dhe asaj të Bujqësisë, la hapësira për abuzime. Ky është përfundimi në të cilin kanë arritur drejtues të Forumit të Liqenit të Shkodrës, të cilët organizuan një takim me shoqatat mjedisore dhe institucionet e këtij sektori për të ngritur problematikat që janë konstatuar në terren, që më pas t’i dorezohen me një draft parlamentit të ri që formohet në shtator.
Diana Bejko: “Qëllimi kryesor i takimit të sotëm është që ne të monitorojmë shqetësimet konkrete dhe aktuale të këtyre ekosistemeve për të dalë me një raport kombëtar, i cili do ti adresohet Parlamentit Shqiptar përmes Komisionit të Veprimtarive Prodhuese dhe Mjedisit.”
Drejtori i zonave të mbrojtura Agim Dardha kërkoi që shoqatat mjedisore që aplikojnë për projekte, duke shtuar se qytetarët janë mërzitur nga modelet që prezantohen nëpër konferenca.
Agim Dardha: “Në fund të këtij projekti do të kemi një draft ku mund të gjejmë rrugë kryesore për të ndërhyrë që të jemi sa më efikas për eleminimin e problematikave që ka për ruajtjen e ekositemit.”
Por përtej takimeve, liqeni i Shkodrës po degradon ditë pas dite, duke shkuar në disa zona drejt kënetizimit.

