
Në foshnjë ka humbur jetën pak orë pas lindjes, në datë 19 shkurt në Durrës. Spitali është raportuar se foshnja ka ndërruar jetë në shtëpi, pasi ka dalë nga materniteti. Prindërit e foshnjës kanë bërë kallëzim për rastin në fjalë, duke akuzuar gjinekologun për neglizhencë. Policia shoqëroi mjekun, por e la sërish të lirë, pasi prindërit nuk pranuan kërkesën e autoriteteve që fëmijës t’i bëhej autopsi. Sot prindërit e foshnjës së ndjerë janë paraqitur sërish në Prokurorinë e Durrësit, por nuk dihet ende nëse kanë nisur hetimet për mjekun e akuzuar ose jo.