Foshnja nxirret gjallë nga gërmadhat, 35 orë në -17 gradë Celsius (VIDEO)

Një foshnjë 11 muajshe u nxor e gjallë nën gërmadhat e një ndërtese e cila ishte shembur rreth 35 orë më parë në Magnitogorsk të Rusisë. Ai u gjet nga forcat e shpëtimit i mbështjellë në një batanije dhe në krevatin e tij në qytetin e Urals, rreth 1.695 km në lindje të Moskës, ku temperatura shënonte rreth -17 ° C.

Fëmija i shpëtuar, gjë të cilën shërbimet e emergjencës e kanë quajtur “një mrekulli”, aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, megjithatë mjekët janë optimistë.

Guvernatori i rajonit Chelyabinsk, Boris Dubrovsky, në aplikacionin “Telegram”, shkroi se zbulimi i foshnjës djalë u bë gjatë “minutës së heshtjes”, kur ekipet ndërpresin punimet për të dëgjuar të mbijetuarit e mundshëm të lëshojnë ndonjë zë. “Fëmija ka shpëtuar sepse ishte i mbështjellë mirë dhe brenda krevatit për fëmijë”, shkroi Dubrovsky.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëpër media të ndryshme tashmë qarkullon një video e bërë nga punonjësit për kërkim dhe shpëtim ku shihet se si ata nxjerrin nga gërmadhat foshnjën 11 muajshe i cili ka pësuar trauma të kokës dhe ngrirje të ekstremiteteve, megjithatë stafi mjekësor thotë se prognoza është pozitive. Nëna e djalit është e gjallë dhe ajo ka mbërritur në spital.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?