Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Reforma territoriale, Mazniku-opozitës: Flisni për gjëra që nuk i njihni, ligji i ri u jep bashkive të drejtë të vetorganizohen

Lajme E premte, 2 Tetor 2026 19:16
Reforma territoriale, Mazniku-opozitës: Flisni për gjëra që nuk i njihni, ligji i ri u jep bashkive të drejtë të vetorganizohen
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku, iu përgjigj pretendimeve të deputetëve të opozitës lidhur me procedurën e konsultimit të bashkive për riorganizimin territorial. Mazniku tha se procedura është në përputhje me parashikimet e ligjit për qeverisjen vendore dhe se të gjitha bashkitë janë përfshirë në proces për shkak të ndryshimeve që ligji i ri parashikon edhe në organizimin e brendshëm të tyre. Mazniku shpjegoi se ligji i ri nuk lidhet vetëm me ndryshimin e kufijve mes bashkive, por parashikon edhe një të drejtë të re për vetorganizimin e territorit brenda tyre.

“Procedura që ju shpjeguat, që pasi është bërë një propozim i mirëfilltë me një hartë të mirëfilltë, në atë moment lind dhe mundësia për bashkitë dhe këshillat e tyre të japin një opinion në raport me organizimin specifik. Dhe ky moment ka nisur në momentin që është propozuar një nismë në Kuvend. Kjo nismë u është çuar të gjitha bashkive, të cilat kanë pasur një afat 60-ditor për t’u përgjigjur. Neni 89 ngarkon propozuesit që t’i paraqesin Kuvendit mendimin e popullatës që banon në ato njësi që do të riorganizohen. I kemi dhënë mundësinë të gjitha bashkive, në raport me Kushtetutën, të shprehen dhe, së dyti, në përputhje me nenin 89, pika B, i paraqesim këtij komisioni mendimin e popullatës që banon në këto njësi që do të riorganizohen. Zoti Bylykbashi tha: pse i janë çuar edhe bashkive që nuk preken nga riorganizimi?
Ia kemi çuar të gjitha bashkive pasi ligji në vetvete, në dy pika të tij, së pari në konceptin bashki-qytet-njësi administrative, nga pikëvështrimi i organizimit të brendshëm i prek të gjitha bashkitë dhe, së dyti, nga e drejta e re që ky ligj propozon që bashkitë të kenë të drejtë të vetëorganizojnë territorin e tyre, është një element që prek organizimin e brendshëm të të gjitha bashkive, sepse ligji parashikon riorganizim me ndryshim kufijsh dhe parashikon riorganizim pa ndryshim kufijsh”, theksoi Mazniku para komisionit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Më pas ai ju drejtua bashkëkryetarit të kësaj reforme, deputetit të PD-së Luçiano Boçi, duke kundërshtuar argumentin e tij mbi mënyrën se si është zbatuar procedura. “Zoti Boçi, flisni për gjëra që nuk i njihni dhe nuk i kuptoni. Neni 88 i ligjit, po ta kishit lexuar, thotë riorganizim pa ndryshim kufijsh. Nga riorganizimi pa ndryshim kufijsh, për të drejtën që u jep bashkive, preken të 61 bashkitë. Ligji i ri u jep një të drejtë që nuk e kishin deri më sot dhe për këtë arsye ua kemi çuar për opinion të gjitha bashkive.”

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në vijim të shpjegimit të tij, Mazniku iu referua edhe neneve 89 dhe 90 të ligjit për qeverisjen vendore, duke argumentuar se bashkitë dhe këshillat e tyre kanë të drejtë të shprehin qëndrimin e tyre zyrtar kur bëhet një propozim konkret për riorganizim. Sipas tij, kjo fazë e procesit ka nisur pasi në Kuvend është paraqitur një nismë konkrete, së bashku me propozimin për riorganizimin, dhe të gjitha bashkive iu është dhënë një afat 60-ditor për të shprehur opinionin e tyre.

Mund t'ju interesojë

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Para 8 orësh
Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dh...

Para 9 orësh
Rama në Dublin: Shqipëria është mikpritëse si për Sorosin, ashtu edhe për dhëndrin e Presidentit Trump

Rama në Dublin: Shqipëria është mikpritëse si për Sorosin, ashtu edhe për dhëndrin e Pr...

Para 10 orësh

Mazniku theksoi gjithashtu se propozuesit kanë detyrimin ligjor t’i paraqesin Kuvendit edhe mendimin e popullatës që banon në njësitë që do të riorganizohen. “Neni 89 ngarkon propozuesit që t’i paraqesin Kuvendit mendimin e popullatës që banon në ato njësi që do të riorganizohen. I kemi dhënë mundësinë të gjitha bashkive, në raport me Kushtetutën, të shprehen dhe, së dyti, në përputhje me nenin 89, pika b, i paraqesim këtij komisioni mendimin e popullatës që banon në këto njësi që do të riorganizohen.” Mazniku argumentoi se konsultimi me bashkitë nuk është një procedurë formale, por lidhet edhe me kompetencat e reja që parashikon ligji për organizimin e territorit vendor.

Etiketat e lidhura

arbjan maznikureforma territoriale
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C
Para 1 ore

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 8 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 10 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 14 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 16 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 15 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.