FOTO/ 12 orë dëshmi, pas daljes nga SPAK-u Aishe Haklaj shoqërohet nga policia
Pas 12 orësh, Aishe Haklaj përfundoi dëshminë e saj në SPAK, kjo për kallëzimin e bërë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe 14 personave të tjerë, që i akuzon për vrasjen e 4 vëllezërve të saj.
Ajo çfarë u vu re pas daljes së Aishe Haklajt nga SPAK ishte shoqërimi i saj nga policia. Pas dëshmisë, Aishe Haklaj do të niset drejt Suedisë, aty ku tashmë jeton prej vitesh dhe ku ka fituar edhe azil politik.
“Me gjithë respektin e madh për mediat që keni kryer detyrën tuaj dhe keni qenë pushteti i vetëm të cilët kemi mundur t’i drejtohemi deri tani. Besimi ynë është ende në SPAK dhe GJKKO. Nuk mund të them më shumë sepse edhe sekretet edhe gjithçka duhet të ruhet. Ne kemi këtu njeriun e besuar të familjes, avokatin Idajet Beqiri që ndoshta do t’ju japë më shumë”, tha Aisha Haklaj.

KOHA JONË SONDAZH

