Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

FOTO/ 2 dekada pas sulmeve të 11 shtatorit, ku gjetën vdekjen rreth 3 mijë vetë

Aktualitet E shtunë, 11 Shtator 2021 14:56
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sot bëhen 20 vjet që nga sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në Nju Jork, Pentagon dhe Shanksville të Pensilvanisë, ku gjetën vdekjen rreth 3 mijë vetë. 184 persona u vranë në Pentagon atë ditë përfshirë 59 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit të avionit që u përplas dhe 125 persona brenda kompleksit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ishte kjo një ditë që ndryshoi Amerikën dhe gjithë botën. Avioni me numër fluturimi 77 i kompanisë American Airlines, u përplas në Pentagon në orën 9:37 të mëngjesit, pak pas sulmeve në kullat binjake në Nju Jork dhe pak para rënies së avionit tjetër të rrëzuar në Shanksville të Pensilvanisë. Edhe sot pas 20 vjetësh kujtimet janë të pashuara për të mbijetuarit.

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 5 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 5 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 5 orësh

Kur avioni goditi Pentagonin, shumë vetë që kishin marrë vesh për sulmet në Nju Jork, e kuptuan se çfarë po ndodhte. Çdo gjë u bllokua, metroja u mbyll dhe u evakuuan jo vetëm punonjësit e Pentagoni por edhe të të gjitha qendrave të pushtetit në Washington. Megjithëse ende nuk dihet me siguri se për ku ishte drejtuar avioni që u rrëzua në Shanksville të Pensilvanisë, pas rezistencës heroike të pasagjerëve, sipas hetimeve të mëpasshme, objektivi i tij mund të ketë qenë Shtëpia e Bardhë ose Kapitoli.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në Pentagon, të mbijetuarit kujtuan tmerrin e asaj dite dhe folën mbi përvojat e tyre personale.

Akti i të kujtuarit është një veprim kompleks, veçanërisht kur bëhet fjalë për një ngjarje si 11 shtatori.

“Ndodheshe në mes të një vorbulle tymi, karburanti avioni dhe njerëzish që vraponin përreth teje të cilët ishin të çorientuar,” thotë Mark Lewis i cili punonte në atë kohë në Pentagon si drejtor i personelit të ushtrisë.

Marilyn Wills, kolonele në pension, tregon për përpjekjet dramatike për të dale nga godina për të shpëtuar.

“Unë, një ushtar, një kolonel filluam të godisnim kornizën e një dritareje derisa u hap mjaftueshëm sa të mund të kalonte një fëmijë. Vazhduam derisa ajo u hap. Shtëllungat e tymit filluan të depërtonin jashtë dritares”, tha ajo.

Kujtimet mbushen me emocione, me zemërim dhe me dëshirën për t’u siguruar që historia të rrëfehet.

“Unë nuk e pata problem të kthehesha në ndërtesë, por është e pamundur të mos mendosh për atë ngjarje kur hyn aty. Është me ty gjithmonë dhe nuk zhduket kurrë”, thotë Gerry Kitzhaber, Zëvendës Drejtor i Ndihmës Sekretarit të Ushtrisë.

20 vjetori i 11 Shtatorit, simbolizon një moment kur kujtesa e freskët fillon të ndërthuret me idenë se një ngjarje po bëhet gradualisht pjesë e historisë. Në këtë kuptim është e rëndësishme se si i mbajmë mend ato. Ndërkohë ashtu si çdo vit do të ketë një ceremoni në Pentagon, si edhe në Nju Jork dhe Shanksville për nder të atyre që humbën jetën. Presidenti Joe Biden do të shkojë tek të treja ceremonitë./VOA

Etiketat e lidhura

11 shtatorkullat binjakesulme terroriste
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 3 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 4 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 5 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 5 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 5 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 8 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 7 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 3 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.