FOTO/ 89-vjeçari i vrarë është njeriu i Osmanit, media: Dyshohet për pedofili! Presidentja: Një sulm politik

Një dasmë në Ferizaj u kthye në tragjedi. Në oborrin e një restorantit fshatin Bibaj, Sadri Sadriu, gjyshi 89-vjeçar i dhëndrit u qëllua me armë zjarri dhe humbi jetën. Festim Ramadani, zyrtar i policisë së Kosovës, Festim Ramadani qëlloi me armë drejt 89-vjeçarit Sadri Sadriu nga Lugina e Preshevës. Viktima mësohet se është xhaxhai i Prindon Sadriut, bashkëshortit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Autori u dorëzua më pas në Polici, ndërsa më vonë u arrestua edhe një person i dytë, që dyshohet se e ndihmoi. Gazeta Nacionale në Kosovë, shkruan se 89-vjeçari dyshohet për pedofili, pasi motivi i vrasjes ishte dhunimi i dy motrave të mitura të autorit Festim Ramadani, i cili viktimën e kishte burrë tezeje. Kjo media pretendon se për dhunimin ishte në dijeni vetë presidentja Vjosa Osmani dhe bashkëshorti i saj.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar ashpër, duke thënë se nuk ka dijeni. ”I njoftoj qytetarët e Kosovës se asnjë njohuri e asnjë lidhje me rrethanat që shpien në vrasjen e mbrëmshme nuk kam as unë e as bashkëshorti im, e aq më pak njohuri për ndonjë rast dhunimi”,-tha ajo, duke paralajmëruar padi ndaj medias që publikoi detaje të tilla.

Sipas Gazetës Nacionale, Prindon Sadriu dhe Vjosa Osmani ishin futur në një grup komunikimi në Facebook, ku familja Ramadani kishte rrëfyer gjitha pretendimet e tyre për viktimën Sadri Sadriu. Nga disa komunikime që ka parë Nacionale ndërmjet familjarëve Sadriu-Ramadani, aty shihet se në ‘chat-in’ e komunikimeve, ishte edhe Prindon Sadriu si dhe Vjosa Osmani-Sadriu.

SHKARKO APP