FOTO/ Aksident i rëndë – Autobusi me nxënës përplaset me veturën, një i vdekur në Elbasan

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Librazhd – Elbasan. Aksidenti ka ndodhur pranë lokalit të njohur me emrin “Zeneli”.

Ka qenë një autobus që transportonte nxënës që është përplasur me një autoveturë me targa AA 352 OK.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë një 22-vjeçar, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga fotot e publikuara nga SYRI.net, shihet se autovetura ka pësuar dëme të mëdha, ndërkohë që mësohet se të paktën dy persona kishin pësuar dëmtime të rënda.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes, bëjnë të ditur se Policia kishte izoluar zonën dhe nuk lejonte askënd të afrohej.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?