FOTO/ Aksident i rëndë në Shkodër, vdes një person
Aktualitet E Martë, 18 Maj 2021 14:39
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Shkodër.
Një makinë ka përplasur për vdekjen një qytetar që po ecte me biçikletë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë vendit të njohur si “varrezat katolike”.
Burime nga policia e Shkodrës kanë bërë të ditur se viktima është identifikuar si Nikolin Gjoni.
Ndërkaq është shoqëruar shoferi që shkaktoi aksidentin.


