FOTO/ Alarm nga policia shqiptare, Guardia di Finanza kap pranë Barit 1.3 ton kanabis, pranga 2 trafikantëve

 

Plot 1350 kg kanabis ka kapur Guardia di Finanza në afërsi të Barit pas alarmit të dhënë nga Policia Shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zyrtarisht Policia e Shtetit njofton se njësitë e ROAN të Guardia di Finanza të  Pulias kanë ndaluar një skaf që po tentonte te trafikonte një sasi të konsiderueshme droge drejt vendit fqinj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kapja është kryer falë aktivizimit prej 24 orësh të sinjaleve të alarmit nga pala shqiptare.

Policia italiane me anë të njësive operative të Guardia di Finanza në Durrës e Vlorë dhe atyre të Pulias u vu menjëherë në gadishmëri dhe pas identifikimit të mjetit lundrues janë vënë në ndjekje me mjetet e tyre detare të shpejta për ndalimin e skafit të kundraligjshëm dhe kapjen e trafikantëve.

Pas disa orë ndjekjeje, u arrit të kapej skafi me 1350 kg kanabis në bord, në afërsi të Barit dhe të arrestohen dy trafikantët shqiptarë.

Ata janë G.I., 24 vjeç dhe B.K. 52 vjeç.

Autoritetet e të dy policive vijojnë hetimet për të zbuluar se mos ka të implikuar të tjerë në trafik dhe lidhjet me dy mjetet lundruese të ndaluara në bregdetin shqiptar me skafistët italianë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?