Foto. Dëmet pas shpërthimit pranë banesës së ish- shefit të komisariatit nr 3, Tiranë

Tre shpërthime tritoli kanë tronditur Tiranën në orët e para të mëngjesi të sotëm.

Sipas hetimeve të para një sasi eksplozivi është vendosur në shesh pushimin e pallatit të ish-shefit të komisariatit numër 3, Alfred Numani.  Sasia e eksplozivit ishte vendosur në katin ku jeton oficeri i policies, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla.  Shpërthimi ndodhi në rrugën “Arben Minga”

Shpërthimet etjera kanë ndodhur edhe në farmacinë në rrugën “Kongresi i Manastirit”, e cila është në pronësi Bashkim Tahirit, i ati i Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shpërthimi i tretë në një godinë tjetër në lagjen “Muhamet Gjoshella”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?