VIDEO/ Gjykata e Lartë në flakë. Digjet biznesi aty pranë dhe një makinë, situata kritike për zonën

Protestuesit i kanë vënë flakën një ambienti ngjitur me Gjykatën e Lartë, duke shkaktuar një situatë të tensionuar në zonën e ”Myslym Shyrit”. Flakët kanë marrë përmasa të konsiderueshme dhe po përhapen edhe në ambiente të tjera të të njëjtit kat. Në vendngjarje dëgjohen sirenat e alarmit, të cilat nuk kanë pushuar që prej momentit të rënies së zjarrit. Situata është bërë edhe më shqetësuese pasi flakët kanë përfshirë edhe një automjet të parkuar pranë godinës, i cili më pas ka shpërthyer. Në zonë ka mbërritur edhe shërbimi zjarrfikës, i cili pritet të ndërhyjë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit në ambientet përreth.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 79 (0.8%)
Jo 9981 (99.2%)

Vota totale: 10060