FOTO/ 54 molotovë hidhen tek ish-vila e diktatorit Enver Hoxha, flakë e madhe në zonën e Bllokut

Një protestë maratonë që nisi në orën 18:30 tek Kryeministria, dhe që u mbyll te ish-blloku, duke djegur ish-vilen e diktatorit Enver Hoxha.  Demokratët kanë hedhur 54 molotovë dhe mjete të tjera piroteknike, siç shihet edhe në fotot që vila është e rrethuar nga flakët. Ajo që është problematike është se gjatë sulmit me molotov ka pasur njerëz brenda vilës. Molotovë janë hedhur në ballkonet e vilës se ish-diktatorit Enver Hoxha dhe flaka e tymi mbuloi krejt vilen.

Sulmi te ish-vila e diktatorit duket se e ka kapur të pa përgatitur Policinë e Shtetit. Megjithatë reagimi i efektivëve nuk mungoi, ku Forcat Speciale shpërndanë turmën përmes një autoboti me ujë. Fill pas zjarrit në ish-vilën e diktatorit, kreu i PD-së Sali Berisha është larguar me makinë, pasi u lag nga uji i hedhur me presion nga Policia e Shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?