Foto e ditës nga Edi Rama dhe një koment i kryeministrit
Kryeministri ka postuar FOTON E DITES, nga takimet që ai bëri në Verilindje të Shqipërisë.
Gjatë takimit në Mat (të hënën 22 Maj), si pjesë e turit të falenderimit me votuesit e Partisë Socialiste, Rama u shpreh:
“Unë dua të falenderoj dhe ata që nuk dolën në votim, në fakt, sepse dhe ata, duke mos qenë në gjendje ta bëjnë kapërcimin dhe të vijnë të votojnë Partinë Socialiste, të vijnë të votojnë për kandidatët tanë, nuk bënë as tjetrën, nuk e ngarkuan veten, nuk e ngarkuan familjen e tyre, nuk e ngarkuan traditën e tyre të djathtë me turpin e një vote për “Bashkë Fitojmë” me Like Floririn. Unë i falenderoj dhe ata sepse duke i hequr një votë dhe në fakt i kanë hequr shumë vota atyre që dolën për t’i tërhequr zvarrë pas Berihait problemet e tyre personale, kontribuuan realisht në këtë rezultat”- u shpreh Rama.
Ndërkohë dyshja Berisha-Meta ankohen se ua bleu votat!