Foto e rralle: 1928 / Zogu President përballet me krizën e bukës!

Një foto e rrallë, të cilën e has për herë të parë, besoj se pasuron edhe më tej periudhën e Zogut ( në këtë rast, akoma President i Republikës), e cila tashmë prej dekadash shihet me më shumë ngjyra, me të mirat e të këqijat e veta, si çdo periudhë tjetër historike.

Diçitura e fotos ardhur nga faqet e shtypit holandez të kohës ( më saktë, më 3 mars 1928) veç atmosferës së kohës, na dëshmon se problemi i luftës ndaj varfërisë e sidomos ndaj urisë, në prag të krizës më të madhe ekonomike që bota kishte njohur deri atëherë( 1929-1933), si një problem që i tejkalonte mundësitë e një shteti fare të brishtë si Shqipëria, ishte vërtetë një sfidë me të cilën monarku i ardhshëm kishte dashur të përballej sy më sy.

Më konkretisht, aty shkruhet: “Kriza e bukës në Shqipëri ka marrë të tilla dimensione, saqë qeveria nuk sheh më asnjë shans për t’i bërë ballë asaj me mjetet e veta. Ajo i ka parashtruar një kërkesë tashmë edhe Lidhjes së Kombeve për ta ndihmuar. Presidenti i Shqipërisë ( në foto shënuar me x) duke bashkëbiseduar me banorë të zonave më të prekura nga uria”- thote studiuesi dhe gazetari Armand Plaka.

SHKARKO APP