“Foto e Vitit”, ndjekësit e Ramës zgjedhin bekimin e Papës për Zahon
Në fillim të muajit dhjetor Kryeministri Rama ftoi të gjithë ndjekësit e tij në Facebook të zgjidhnin fotot e vitit, ndërmjet fotove të përditshme si foto të ditës, që Kryeministri postonte çdo ditë përgjatë një viti.
Fotoja e zgjedhur nga qytetarët është shkëputur nga vizita në Shqipëri e Papa Françeskut, e pikërisht çasti ku ai prezantohet me Zahon e vogël të porsalindur duke i dhënë atij bekimin e shenjtë. Kjo foto eshte çmuar edhe nga specialistet e fotografise artistike.
KOHA JONË SONDAZH

