Foto e vrasësit dhe vajzës. Prokuroria: Autori la tre letra

Ky është Sokrat Shani, 65 vjecari që vrau të dashurën e tij 29 vjec Jonida Çanakun dhe më pas u vetëvra me një pistoletë TT.

Policia tha se ai u gjet i vrarë në banesën e tij në Krutje të sipërme të Lushnjes. Shani kishte lënë një letër në të cilën shkruhej një adresë dhe një emër në Golem të Kavajës. Në këtë adresë policia gjeti të vrarë  Jonida Çanakun.

Jonida Ajo ishte e dashura e tij. Banonte në fshatin Kryekuq të Divjakës. Ajo ishte larguar prej dy ditësh nga shtëpia dhe u kishte thënë familjarëve se do të shkonte te tezja. Policia tha se Sokrat Shani e kishte vrareë atë duke e mbytur me litar dhe më pas ka vrarë edhe veten.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, prokuroria ka dhënë detaje të tjera lidhur me vrasjet. Sipas njoftimit të Prokurorisë, autori ka lënë tre letra.

Swiss Digital Mobile Reklama

Njoftimi i Prokurorisë:

Në datë 15.08.2016, rreth orës 07.00, është njoftuar Salla Operative e Komisariatit të Policisë Lushnje se, në fshatin Krutje, është gjendur i vrarë me armë zjarri shtetasi Sokrat Shani. Menjëherë ka shkuar në vendngjarje grupi hetimor, ku rezultoi se në një nga dhomat e banesës 3- katëshe në pronësi të shtetasit Sokrat Shani, është gjendur i vrarë me armë zjarri pistoletë, shtetasi Sokrat Shani. Eshtë bërë kqyrja e vendit të ngjarjes dhe kqyrja e kufomës, ku rezultoi se kufoma është qëlluar me armë zjarri pistoletë në gojë, ku është gjendur një gezhojë, ndërsa plumbi ka bërë rikoshetë dhe është copëtuar.

Nga kqyrja e banesës, ku ndodhej kufoma, janë administruar e sekuestruar në cilësinë e provës, 3 letra të shkruara nga viktima Sokrat Shani, ku shkruan së është vrarë vetë. Gjithashtu, në një letër tjetër, të shkruar më datë 14.08.2016, ka shpjeguar se shtetësja J. Ç, ka ndërruar jetë dhe  ndodhet  te shtëpia në Golem, duke shënuar edhe adresën, si edhe ka lënë çelësat e shtëpisë mbi letër.

Ndërsa tek letra e tretë, viktima merr përsipër vrasjen e J.Ç, duke shpjeguar se gjithçka e ka kryer ai në gjendje të tronditjes psiqike. Nga hetimi rezultoi se viktima Sokrat Shani prej disa kohësh ka patur lidhje me shtetasen J.Ç. Grupi hetimor, i vënë në dijeni rreth faktit të përshkruar në këtë letër për faktin e ndërrimit të jetës së shtetases J. Ç., (në bashkëpunim me policinë në Kavajë) ka shkuar në banesën e përshkruar, në Golem-Kavajë. Është konstatuar se në banesë mbi krevat dopjo, gjendet me shenja dhune në grykë, një shtetase, ku nga verifikimi i sistemit TIMS, rezulton se është shtetasja J. Ç. Në banesë nuk janë gjendur dokumenta identifikimi të viktimë.

Familjarët e viktimës Sokrat Shani kanë shpjeguar se kanë qenë në banesë, në katin e parë, kur kanë dëgjuar krismë arme rreth orës 06-06.30 dhe, kur kanë shkruar në dhomën ku banonte Sokrati, kanë konstatuar se ishte i shtrirë dhe gjakosur në fytyrë.

LETRA/Zbardhet krimi i dyfishtë i ndodhur në Kavajë, viktimat kishin lidhje dashurie

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?