Kujdes, pamje të rënda! FOTO dhe VIDEO ekskluzive nga sulmi në Gjermani
Sulmet në Mynih deri tani kanë shkaktuar të paktën 8 viktima. Mjaf të tjerë raportohen të plagosur. Sulmi i parë ndodhi në qendrën tregtare “Olympia-Einkaufszentrum”, në Mynih të Gjermanisë. Aktualisht policia është në ndjekje të agresorëve, ndërsa njëri prej tyre ka qëlluar veten me armë në kokë, siç edhe shihet në foton e mbërritur në redaksinë e gazetës “Koha Jonë”.
Një qytetar shqiptar, Amarildo Çela nga Tirana, i cili jeton prej disa vitesh në Gjermani, krejt afër zonës ku ka ndodhur sulmi terrorist ka arritur të kapë disa pamje tmerri në momentin e masakrës. Çela ka dërguar këto foto dhe video nga vendngjarja për redaksinë e gazetës “Koha Jonë”, si një nga dëshimtarët e pranishëm në horrorin e ndodhur sot.
“Kam shtëpinë sipër qendrës tregtare dhe kafen e pi çdo ditë në vendin ku gjuajtën sot. Tek McDonald’s, s’kisha 10 minuta që dola nga aty bashkë me tim bir, ndërsa sa kaloj unë me djalin rrugën, del nga Mc’Donald’s terroristi duke qëlluar. Na ka ruajtur Zoti, s’di çfarë të them tjetër. Kam parë tmerr!”- rrëfen për Koha Jonë, ende nën ankth dëshmitari në vendgjarje, Amarildo Çela.
Pamjet tregojnë qartë tmerrin e përjetuar nga të pranishmit në qendrën tregtare dhe në zonën përreth saj. Ky sulm makabër ka tronditur mbarë botën, ndërsa policia ende vazhdon të jetë në ndjekje të të dyshuarve.
VIDEO 1
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=cG5UWmBamMA&feature=youtu.be” width=”560″ height=”315″]
VIDEO .2
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=S9gazNmynYA&feature=youtu.be” width=”560″ height=”315″]