Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 3 Nëntor 2026, 23:02 Berisha: Jam gati të bashkohem edhe me Arlind Qorin që të largojmë kryeministrin Rama! Lideri demokrat Berisha i ftuar te Blendi Fevziu këtë të martë në Opinion tha se është gati të bashkohet edhe me Arlind Qorin vetëm…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Brukseli dhe Shqipëria
  • Protesta
  • Kërcënime me bombë
  • Ben Blushi
  • Zgjedhjet në SHBA
  • PD dhe Berisha
  • Ministri i Transportit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Brukseli dhe Shqipëria
  • Protesta
  • Kërcënime me bombë
  • Ben Blushi
  • Zgjedhjet në SHBA
  • PD dhe Berisha
  • Ministri i Transportit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Bota E premte, 13 Mars 2026 09:13
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars se Serbia ka blerë raketa balistike supersonike CM-400 nga Kina. “Ne kemi një numër të konsiderueshëm raketash dhe do të kemi edhe më shumë”, tha Vuçiq në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë.

Ai shtoi se Forcat e Armatosura të Serbisë i kanë integruar tashmë me sukses raketat kineze në avionët luftarakë rusë MiG-29, të cilët i zotërojnë.

Deklarata e tij vjen pasi një forum i specializuar ushtarak publikoi së voni fotografi që tregonin disa avionë luftarakë të Forcave të Armatosura të Serbisë.  Një avion, siç u pretendua, ishte i armatosur me një raketë kineze ajër-tokë me rreze të gjatë veprimi, me shenjën CM-400.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Tjetri, sipas raportit, mbante një bombë ajrore LS-6, gjithashtu të prodhuar në Kinë.

Vuçiq tha se avionët me raketat kineze ishin “filmuar rastësisht”.  Ai nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarit se sa kushtuan raketat kineze.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Raketat janë tmerrësisht të shtrenjta. Ne i morëm me një zbritje të vogël”, tha Vuçiq.

Mund t'ju interesojë

Tragjedia me 69 viktima, jep dorëheqjen ministri i Transportit

Tragjedia me 69 viktima, jep dorëheqjen ministri i Transportit

Para 7 orësh
Rama ndan fotot nga Brukseli, dy takime të rëndësishme për të ardhmen europiane dhe sigurinë e Shqipërisë

Rama ndan fotot nga Brukseli, dy takime të rëndësishme për të ardhmen europiane dhe sig...

Para 7 orësh
Berisha: PD nuk tërhiqet nga protesta! Front të përbashkët për zgjedhjet lokale

Berisha: PD nuk tërhiqet nga protesta! Front të përbashkët për zgjedhjet lokale

Para 7 orësh

Ai shtoi se rrezja e tyre është 200 deri në 400 kilometra dhe se ato janë raketa me fuqi të madhe shkatërruese.

Ai tha se vendi i tij – anëtar i Bashkimit Evropian dhe i NATO-s – do të flasë me aleatët e tij për këtë çështje.

“Ne do të flasim me partnerët tanë në NATO dhe do t’i paralajmërojmë për armët e tilla, të cilat janë risi në arsenalin e Ushtrisë së Serbisë”, tha Pllenkoviq.

Megjithatë, ai shtoi se nuk pret që një armë aq e fuqishme të përdoret ndonjëherë kundër vendeve fqinje, si Kroacia apo ndonjë shtet tjetër.

Serbia, pavarësisht paralajmërimeve nga Brukseli dhe Uashingtoni, po e zgjeron bashkëpunimin e saj ushtarak me Kinën.

Sipas të dhënave të Institutit Ndërkombëtar për Kërkime të Paqes (SIPRI) në Stokholm, në periudhën 2020–2024, Serbia ka importuar më së shumti armë nga Kina (57%), më pas nga Rusia (20%) dhe nga Franca (7.4%).

Duke reaguar ndaj deklaratës së Pllenkoviqit, Vuçiq tha se “Zagrebi nuk do të vendosë se çfarë do të ketë Serbia”.

Ai tha se Serbia “po përgatitet për mundësinë e sulmit nga aleanca që po formohet nga Prishtina, Tirana dhe Zagrebi”.

Shtoi se, gjatë një vizite në Indi në mes të shkurtit, Pllenkoviq e ka siguruar se bashkëpunimi ushtarak mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk është i drejtuar kundër Serbisë.

“E dëgjova dhe kaq. Por, a kam ende një dozë shqetësimi dhe frike? Po, kam”, tha Vuçiq.

Në mars të vitit 2025, Kroacia, Shqipëria dhe Kosova nënshkruan një Deklaratë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, të cilën zyrtarët serbë e cilësuan si kërcënim për sigurinë e Serbisë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Berisha: Jam gati të bashkohem edhe me Arlind Qorin që të largojmë kryeministrin Rama!
Para 6 orësh

Berisha: Jam gati të bashkohem edhe me Arlind Qorin që të largojmë kryeministrin Rama!

Champions/ United përmbys Romën, fitojnë edhe Bayerni, Interi dhe Barcelona
Para 6 orësh

Champions/ United përmbys Romën, fitojnë edhe Bayerni, Interi dhe Barcelona

Lapaj: Veliaj në vend që të çojë lekë në Amerikë, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë
Para 7 orësh

Lapaj: Veliaj në vend që të çojë lekë në Amerikë, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë

Tragjedia me 69 viktima, jep dorëheqjen ministri i Transportit
Para 7 orësh

Tragjedia me 69 viktima, jep dorëheqjen ministri i Transportit

Më të lexuarat

1 Lobimi i Veliajt në SHBA arrin në rreth 550 mijë dollarë
Para 9 orësh

Lobimi i Veliajt në SHBA arrin në rreth 550 mijë dollarë

2 Lapaj: Veliaj në vend që të çojë lekë në Amerikë, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë
Para 7 orësh

Lapaj: Veliaj në vend që të çojë lekë në Amerikë, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë

3 Promovimi i romanit të Ben Blushit ishte si miting
Para 10 orësh

Promovimi i romanit të Ben Blushit ishte si miting

4 Berisha: Jam gati të bashkohem edhe me Arlind Qorin që të largojmë kryeministrin Rama!
Para 6 orësh

Berisha: Jam gati të bashkohem edhe me Arlind Qorin që të largojmë kryeministrin Rama!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.