FOTO/ ”F*ck you too”, protestuesit mesazh Ramës përmes pankartave
Protesta e sotme është ndikuar nga reagimi i kryeministrit Edi Rama në një intervistë për Financial Times, ku ai iu përgjigj kritikave dhe thirrjeve për dorëheqje apo hetim nga SPAK me një gjuhë të ashpër, duke thënë se përgjegjësia për të provuar akuzat i takon atyre që i bëjnë. Pas kësaj deklarate, në protestë janë parë pankarta ironike dhe replika të drejtpërdrejta nga qytetarët, të cilët i janë përgjigjur me slogane provokuese dhe sarkastike ndaj kryeministrit Edi Rama. Disa prej tyre kanë përdorur edhe shprehje të ngjashme me atë të tij, duke e kthyer tonin e debatit publik në një shkëmbim të drejtpërdrejtë akuzash dhe kundër-replikash.
KOHA JONË SONDAZH



