FOTO/ Fleta e votimit, Tirana bëhet çarçaf. Shkon deri në një metër e gjatë

Disa versione të fletës së votimit për zgjedhjet e 11 Majit po merren në konsideratë nga KQZ. Ilirjan Celibashi ka hedhur për konsultim publik disa modele të cilat duhet të gjejnë dakordësinë e partive garuese.

Për shkak të zgjedhjes preferenciale të kandidatëve, problem duket të jetë fleta e votimit në Tiranë, që në rastin më të mire tejkalon gjysmë metri. Ndryshimet në kodin zgjedhor e orientojnë KQZ që të miratojë një fletë që te përmbajë edhe emrat e kandidatëve për deputet, duke qenë se 2/3 e listës do t’i nënshtrohet votimit parapëlqyes.

“Hapim mbledhjen. Qarku që parqet vështirësi logjistike në menaxhimin e fletës gjatë votimit është Tirana. Për këtë zonë zgjedhore KQZ ka dy modele, por përmasat e tyre, janë më të mëdha se dhoma e fshehtë e votimit, pas të cilës qytetari pozicionet për të bërë zgjedhjen e vet. Në rastin më të mirë, kjo fletë mund të shkojë në mbi gjysëm metri, por në rast se rritet numri i partive garuese, nuk përjashtohet të kalohet në formatin B1 me gjatësi deri në një meter”, tha kryekomisioneri Celibashi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?