FOTO/ Java Amerikane sjell në kryeqytet ekspozitën e Muzeut të Themeluesve

Në kuadër të Javës Amerikane, në Bibliotekën Kombëtare “Sotir Kolea” në Tiranë u çel sot ekspozita e Muzeut të Themeluesve. Ekspozita e Muzeut të Themeluesve përfshin portrete dhe biografi të 13 prej nënshkruesve të Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-së, një nga secila prej 13 kolonive origjinale. Në fjalën e mbajtur në çelje të kësaj ekspozite, e ngarkuara me punë Nancy VanHorn solli në vëmendje se SHBA shënojnë këtë vit 250-vjetorin e Pavarësisë.

”Gjatë kësaj jave, kemi ftuar miqtë dhe partnerët tanë shqiptarë të bashkohen me ne për të nderuar vlerat amerikane dhe për të festuar arritjet amerikane në kulturë dhe sport. Ndërsa ndiqni ekspozitën, do të mësoni më shumë për historinë e atyre burrave që kishin një vizion për vendin tonë të madh. Thomas Jefferson dhe Benjamin Franklin dy nga më të njohurit ndër këta nënshkrues – ishin burra me prejardhje dhe edukim të ndryshëm, por megjithatë ndanin një qëllim të përbashkët: Lirinë”, u shpreh VanHorn.

Ekspozita përcjell disa prej ngjarjeve më të rëndësishme që çuan në themelimin e kombit amerikan. “Kemi zgjedhur në mënyrë të veçantë të theksojmë qytete si Bostoni, Nju-Jorku dhe Filadelfia, ku sot jetojnë shumë shqiptaro-amerikanë krenarë”, tha VanHorn, ndërsa ftoi të pranishmit që ta përjetojnë ekspozitën në realitetin virtual.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?