FOTO/ Krismat tek lokali i basteve në ‘Brryl’, në pranga i dënuari, në kërkim pronari i lokalit. Emrat

Një person është vënë në pranga për krismat e ndodhura mbrëmjen e djeshme në zonën e ‘Brrylit’ në Tiranë dhe pronari i një lokali bastesh është shpallur në kërkim.

Gjatë arrestimit janë sekuestruar arma e zjarrit, gëzhojat, njësi kompjuteri dhe televizorë plazma.

Në pranga është vënë Sandër Dapaj, 37 vjeç, banues në Tiranë, (i dënuar më parë), i cili është kapur  në flagrancë në vendngjarje me armë zjarri të llojit “Beretta”.

Swiss Digital Desktop Reklama

U shpall në kërkim pronari i lokalit lloto sporti, 44-vjeçari me inicialet K. S., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këta dy persona mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:10, në rrugën “Bardhyl”, në lokalin (baste sportive në pronësi të K.S., 44 vjeç) janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta me shtetasit G. S., 35 vjeç, E. O., 35 vjeç (i dënuar më parë ), Sh. F., 32 vjeç,  E. B., 36 vjeç dhe  O. Xh., 46 vjeç , të gjithë banues në Tiranë.

Si pasojë e konfliktit të ndodhur Sandër Dapaj, ka qëlluar në ajër me armë zjarri të llojit “Beretta”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e basteve ( në pronësi të shtetasit K.S., 44 vjeç) i cili rezultoi pa licencë, janë gjetur dhe sekuestruar njësi kompjuteri për vendosjen e basteve sportive dhe televizora plazma.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale :

– armë zjarri e llojit “Beretta”

– 6 gëzhoja

– 4 televizorë plazma

– 2 njësi kompjuteri

Vijon puna për identifikimin e  personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve S.D., dhe K.S., për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, “Prishja e qetësisë publike”, “Organizim i llotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozivion e lokaleve për lojëra fati”, parashikuar nga nenet 278, 274, 197 e 198 të Kodit Penal, ndërsa për shtetasit G.S., E.O., Sh.F., E.B., dhe O.Xh., për veprën penale “Prishjes e qetësisë publike”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?