FOTO/ Kushtetuesja vulos qëndrimin në burg të Metës, zbardhet vendimi

Gjykata Kushtetuese ka publikuar arsyetimin e vendimit të 8 prillit, me të cilin rrëzoi kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për shfuqizimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Sipas vendimit, pesë nga tetë anëtarët e gjykatës votuan kundër kërkesës së kreut të Partia e Lirisë, duke lënë në fuqi masën e sigurisë të vendosur ndaj tij. Gjyqtarët Marjana Semini dhe Marsida Xhaferllari mbështetën pranimin e kërkesës së Metës, ndërsa Sonila Bejtja paraqiti një mendim të veçantë, duke u shprehur gjithashtu në favor të pretendimeve të tij.

Kushtetuesja vlerëson se organet e drejtësisë kanë paraqitur fakte dhe të dhëna të mjaftueshme për të mbështetur dyshimin e arsyeshëm se Meta mund të ketë kryer veprat penale për të cilat po hetohet. Për pasojë, gjykata nuk konstatoi shkelje kushtetuese në vendimet e mëparshme që kanë lënë në fuqi masën “arrest me burg”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?