FOTO/ Kuvendi e priti sot me një suprizë, Berisha shënon një tjetër fitore

Me rikthimin fizik në seancë pleanre, Kuvendi i Shqipërisë e ka pritur me ”suprizë” kreun e demokrat, pasi ka pranuar Sali Berishën si pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Berisha u përjashtua në 9 shtator të vitit 2021 nga Lulzim Basha (atëherë kryetar i PD) nga Grupi Parlamentar dhe Kuvendi nuk pranoi një sërë kërkesash të PD-së që Berisha të ishte pjesë e këtij grupi.

Pas marrjes se vulës së PD dhe njohjes nga gjykata të Berishës si kryetar leigjitim, tashmë edhe Kuvendi ka pranuar që lideri demokrat të jetë edhe pjesë e grupit formalisht. Gjykata e Posaçme hoqi masën e arrestit të shtëpisë për Berishën, duke bërë që sot ish-kryeministri të ishte në Parlament.

SHKARKO APP