FOTO/ Kuvendi hap dyert për fëmijët e të gjitha grupmoshave, priten nga kryeparlamentarja Nikolla

Këtë të premte, Kuvendi hapi dyert sot në kuadër të “Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve” dhe mikpriti në ambientet e seancës plenare fëmijët e të gjitha grupmoshave.

Agjenda ditore i përfshiu fëmijët në veprimtari të ndryshme, që nga lojrat e organizuara, informimi për të drejtat e tyre, turet e historisë së parlamentarizmit shqiptar, të drejtat e trajtuara përmes artit, takimi me deputetë dhe kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Fëmijët patën mundësi të takojnë dhe të bisedojnë me zëvendëskryetaren e Kuvendit, Ermonela Felaj, deputetet Ina Zhupa, Etilda Gjonaj, Blerina Gjylameti dhe Ori Nebiaj, rreth punës së parlamentarëve, funksionit të tyre në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe të drejtave të njeriut në përgjithësi, për zhvillimin e një shoqërie më të mirë dhe gjithëpërfshirëse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?