FOTO LAJM Doshi me masa të rrepta sigurie

Deputeti Tom Doshi përpara mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS është parë duke pirë kafe me miq në Sheraton. Bie në sy se janë të pakën 8 persona që e shoqërojnë atë. I pyetur nga gazetarja Mira Kazhani e gazetës Dita, ai është shprehur se ndihet i qetë dhe pa tension përpara mbledhjes, duke thënë se asgjë nuk do ndodh.

Gazetarja e ka ngacmuar duke e pyetur nëse me të vërtet është i dhunshëm siç shfaqet ne videon në parlament? Doshi duke qeshur tha se “nuk ka patur atë qëllim gjesti në video”. Ai ka thënë se do të shprehet pas mbledhjes së grupit, ndërsa është duke e pritur me qetësi.

SHKARKO APP