Foto-Lajm/ Qytetarët i shkruajnë  në FB, Veliaj reagon menjëherë duke rregulluar semaforin

Mjafton edhe një mesazh në Facebook drejtuar kryebashkiakut Veliaj dhe zgjidhja e problemit tuaj nuk do të vonojë. Një fakt i tillë e ka provuar edhe një qytetar i cili i ka shkruar në Facebook Kryetarit të Bashkisë së Tiranës për semaforët pranë Ministrisë së Jashtme, duke i kërkuar që të rregullohen për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve, por dhe të këmbësorëve.

I menjëhershëm ishte dhe reagimi i kreut të Bashkisë, i cili ka dërguar menjëherë grupet e punës për të zgjidhur këtë problem. Veliaj i ka kthyer përgjigje qytetarit ku përmes një fotoje dallohet qartë se problemi është zgjidhur me shpejtësi nga ana e Bashkisë së Tiranës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?